Implantologji imediate
Ne shume raste pacientet nuk deshirojne te qendrojne pa dhembe per nje kohe te gjate ,dhe jemi te detyruar te bejme proteza provizore ose te bejme implantologji immediate . Pasi bejme heqjen e dhembit te demtuar ,nese nuk ka infeksion ne kocke , dhe nese ngelet sasi e mjaftueshme kocke dhe nese pacienti nuk ka semundje te mishrave te dhembeve ,atehere mund te vendoset menjehere pas heqjes implant postekstraktiv . Gjithashtu dhe ne rastet kur heqja eshte bere me pare dhe vendi eshte sheruar mund te vendoset implant (carico immediato). Ne te dyja rastet implantet e perdorur jane specifik .Pas vendosjes me ane te nje pajisje te vecante implantet lidhen me njeri tjetrin me ane te shufrave te titaniumit ,te cilat sigurojne stabilitetin edhe moslevizjen e implanteve. Brenda te njejtes dite pregatiten kellef provizor plastik te cilet ngjiten provizorisht mbi implante pasi pacienti do i perdore per 3-6 muaj ,dhe me pas do zevendesohen nga kellefet e perhershem te porcelanit. Kjo teknike ben te mundur qe brenda te njejtes dite pacienti te vendose implantin dhe kellefin e te largohet nga klinika me dhembe provizor te fiksuar mbi implante.
AVANTAZHET ; 1-Implantet vihen pa bere prerje apo qepje.Hemorragji minimale 2-Dhimbje dhe enjtje postoperative minimale . 3-Numer maksimal implantesh ,i cili i jep rezistence ,jetegjatesi dhe fortesi implanteve dhe ures se porcelanit qe do behet mbi ta . 4-Vendosje e gjithe implanteve ne nje séance te vetme 5-Brenda 24 oreve do te keni ura fikse ,te cilat jane estetike dhe funksionale dhe ju mund te hani pa asnje problem 6-Ne rastet e zevendesimit te nje apo disa dhembeve qe mungojne ,urat provizore pregatiten brenda te njejtes dite . 7-Mundesia e deshtimit te implanteve eshte minimale
Raste klinike ;





OFERTE SPECIALE
PER ATA QE S’KANE ASNJE DHEMB POR NUK DUAN PROTEZA PLASTIKE TE LEVIZSHME .
URA FIKSE BRENDA 24 OREVE .
CMIM FIKS EKONOMIK I CILI PERFSHIN HEQJET(kur nevojiten),8-12 IMPLANTE PER NOFULL,
URE FIKSE PROVIZORE ME REZINE TE PERFORCUAR .
KONTAKTONI PER NJE VIZITE FALAS,KU DO INFORMOHENI PER PROCEDUREN DHE CMIMIN.
|